Informacion
Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë, në lidhje me situatën në të cilën po kalon vendi ynë për shkak të COVID-19, Bashkia e Tiranës ju vjen në ndihmë përmes një forme, ku gjithësecili mund të aplikojë për të marrë paketën e tij ushqimore.

Ky shërbim do të ofrohet për qytetarët e Tiranës të cilët u përkasin të paktën një prej kategorive të mëposhtme:

- Ndihmesa ushqimore për të gjitha shtresat në nevojë:

  • Familje/Individë në nevojë, përfitues të ndihmës ekonomike

  • Persona me aftësi të kufizuar

  • Familje/Individë në nevojë, të pastrehë

  • Familje që kanë humbur banesën nga tërmeti

  • Përfitues të ndihmës ekonomike të cilët kanë mbi 5 anëtarë, 3 nga të cilët nën 18 vjeç

  • Përfitues të ndihmës ekonomike nga fondet e bashkive

- Ndihmesë në bërjen e pazarit për të gjithë kategorinë e pensionistëve të vetmuar.

Kjo kërkesë i përcillet automatikisht njësisë administrative ku ju banoni, të cilët do ju kontaktojnë brenda një kohe sa më të shpejtë të mundur për t’ju ndihmuar e mbështetur në nevojën tuaj.

#Rrinështëpi
Kërkesë për asistencë në banesë